Poeti Kilian Gonzalo Rojas, i cili fitoi në vitin 2003 çmimin ”Servantes”, vlerësimi më i lartë i letërsisë në gjuhën spanjolle vdiq në moshën 93-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Shkrimtari i konsideruar si një prej autorëve më të mëdhenj latino-amerikanë ”ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore që kur u prek nga hemorragjia cerebrale në muajin shkurt”,- deklaroi djali i tij, Gonzalo Rojas- May Ortiz për mediat vendase, raporton BW.

Rojas, i lindur në vitin 1917 në portin Lebu, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago, fitoi çmimin e Mbretëreshës Sofia në Spanjë më 1992 dhe Octavio Paz në Meksikë më 1998. Letërsia latino-amerikane në shekullin e fundit ka pasur një sukses jashtëzakonisht të madh në botë, siç ishin Ernesto Sabato, Gabriel Garsia Markez, pjesë e së cilës letërsi të suksesshm,e ishte edhe poeti kilian Gonzalo Rojas.

SHPËRNDAJE