Delegacioni i Bashkimit Evropian hapi sot procedurat e tenderimit për një shumë prej 50 milion euro për operatorët ekonomikë në fushat më emergjente për Shqipërinë.

Gjatë sesionit informues për aspektet praktike të pjesemarrjes në tenderat e financuara nga Programi IPA, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se “synimi ynë është që t’i afrohemi sa më shumë komunitetit të biznesit, të rrisim pjesmarrjen e tij si dhe konkurencën në tenderat tanë”.

Mbi kriteret e procedurave të tenderimit, Sequi u shpreh se, “transparenca në informacion dhe objektiviteti janë të rëndësishme dhe mbi këto dy parime kryesore ku bazohet tenderi, do të mbështetet dhe vlerësimi i ofertave”.

SHPËRNDAJE