Dark Mode Light Mode

Egjipt, Vazhdon kërkimi masiv për aeroplanin e zhdukur mbi Mesdhe

avioovKërkimi masiv për aeroplanin e zhdukur ka vazhaduar edhe gjatë natës. Aeroplani i kompanisë EgyptAir dje është zhdukur nga radari mbi Detin Mesdhe me 66 njerëz në të, ndërsa autoritetet e Egjiptit thonë se kjo ka mundur të jetë sulm terrorist.

aviooRaportet e mëparshme thonin se autoritetet e Greqisë kishin gjetur “materiale lundruese” dhe jelekë shpëtimi, ndërsa zëvendëspresidenti i kompanisë kombëtare ajrore të Egjiptit, Ahmed Adel, i tha rrjetit CNN se mbetjet e aeroplanit të zhdukur janë gjetur.

Por, më vonë gjatë ditës së djeshme, zoti Adel i tha CNN se mbetjet nuk ishin gjetur.

Advertisement

Rrjedhimisht, ai theksoi se “kërkimi dhe shpëtimi ende vazhdojnë”.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se është shumë herët të përcaktohet se cilat janë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Por, disa zyrtarë të Egjiptit thanë se ka mundur të jetë sulm terrorist dhe se lista e udhëtarëve po shqyrtohet për të përcaktuar nëse ndonjë ekstremist ka qenë brenda në aeroplan.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 1 =

Previous Post

Medvegja shënon ditën e "çlirimit". Stankovic mirenjohje Lulzim Sahitit për bashkëpunim ndëretnik dhe dialog

Next Post

Asnjë deputetë shqiptar në ditën e “clirimit” të Medvegjës. Ndjehen të robëruar, të diskriminuar

Advertisement