Preshevë, 16 janar- Pamvarësisht se mediat serb shjkrujane se “gjendja eshet stabile” ne Luginen e preshvës dhe thone se nuk ka levizje  apo perforcime ushtarake drejt Preshevës, mediat shqiptare nuk ndalen se shkruari per levijzj te forcave serbe drejt Lugines se Preshevës dhe se  “keto vendbanime shqiptare janë mbushur prush me  forca serbe” per të cilet flitet se ka arritur numri i tyre rreth 2.400 sosh.. Sipas burimeve nga terreni  dhe popullatës keto trupa sereb po instalohen fshehurazi sidomos ne oret e pasmesnates apo ne orët e hershme te mengjesit, kur te gjithe jane në gjume, si me rastin e heqje se lapidarit te UCPMB-së.

 

Burime të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Serbi-Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës deri ne Dobrosin e Medvegjë…po mbahet i blinduar nga forca te e mëdha serbe

Edhe pse autoritetet serbe ende nuk kane dalur zyrtarisht per levizjet dhe dergimin e qindra forcave serbe nga Beogradi, Nishi e Vranja ne drjetim të Preshevës e deshmojn edhe fotografi deh video te vëra nga vezhguesit tanë në terren, nga qytetarët te postura ne portale nga Lugna si dhe ato ne fb si ajo “Jeta në Preshevë” apo “JEQ”.

 

Sipas “JEQ” “shumë automjete të blinduara dhe tanke të ushtrisë serbe janë parë filmuar gjatë ditës së sotme teksa lëviznin në autostradën Nish-Beograd, në Serbi. Qytetarët raportojnë se të gjitha këto mjete të ushtrisë janë nisur drejt kufirit me Kosovën.”

 

Ashtu siq kishte raportuar dite me par agjencia e lajmeve “Presheva jonë” edhe informacionet e fundit nga terreni me fotografi e video po i deshmojne se Lugina e Presheves po pushtohet me  forca te shumta ushtarake edhe ate me makineri e altileri te rënde luftarake te cilat te lene pershtypjen se jane ne Siri apo Palestinë e jo në “Serbine demokratike” e cila pretendon te jete nesër anetare e BE-së.. ?!
Serbia edhe me herët kishte paralajmeruar instalimine forcave serbe ne Luginën e Preshevës, por ne emër te “pritjes së valeve të emigranteve”.  Ne fakt para nje viti kur qindra mijra refugjate mësyen Presheven, nuk kishte levizje e as aq shume forca serbe, kurse sot kur ata jane të paket verehet nje prani e madhe e ketyre forcave ?!

 

Per instalimin diskret te forcave serbe  nga Beogradi, Nishi, Vranje drejt kufir me Kosoven, pa deshtimit te trenit te larem me freska ortodokse per te hyre ne Mitrovicen e Kosovës, po ju sjellim ca foto te reja rreth levizjes se frocave serbe ne drejtim te Luginës qe po instalohen vazhdimisht ne karadakun e Preshevës dhe ate Bujanocit, pikërisht  ne Dobrosin ish-bazen ushtarake te UCPMB-së.  Keto levizje te forcace serbe disa media serbe nuk i quan “ushtare” as “xhandermeri” por forca special anti-terroriste qe para nderkombëtareve dalin se po e “luftojne terrorizmin” ne tokat shqiptare ne Lugine  ne mesin e popullates civile te paarmatosur.

 

 

 

SHPËRNDAJE