Dark Mode Light Mode

Vatra: Medvegja, Presheva e Bujanoca t’i kthehen Kosovës gjatë demarkacionit me Serbinë

vatraBncPresheve, 7 maj -Sot gjatë një konference për media, përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare VATRA, në selinë qendrore, pasqyruan disa dokumente me vlerë historike që dëshmojnë se Bujanoci ka qenë pjesë e Republikës së Kosovës. Medvegja, Presheva, Bujanoci t’i kthehet Kosovës gjatë demarkacionit me Serbinë, ndryshe cdo vendim do te jete ilegal, kane pohuar zyrtaret e Vatra-s, njofton agjenia  e lajmeve “Preheva jonë”.

Në këtë konferencë, Kushtrim Kadriu prezantoi dokumente dhe i bëri thirrje instancave ndërkombëtare dhe atyre të Republikës së Kosovës që gjatë procesit të demarkacionit të kufirit me Serbinë, të merren këto dokumente si provë dhe të përmirësohet gabimi 50 vjeçar i ndarjes së këtyre trojeve nga trungu i shtetit amë, Republikës së Kosovës.

Kurse kryetarja dhe njëherit koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani, elaboroi punën që është duke u bërë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sfidat që e presin atë në muajt në vazhdim, takimet që janë bërë dhe vuri theksin që Vatra dhe Zyra për Preshevë do të jenë gjithmonë përkrahja dhe zëri i qytetarëve për tu gjetur zgjidhje në problemet shumë vjeçare të tyre.

Advertisement

Kryesia L.Q. VATRA i dha përkrahje të madhe Gentiana Shabanit për punën e saj të deritanishme dhe njoftoi opinionin se nga kjo javë konferencat dhe aktivitetet do të jenë të përjavshme

View Comments (1) View Comments (1)
  1. VATRES nje keshill te singjert pik se pari kerkoni te terhiqen nga Beogradi mos te jene dekor i parlamentarizmit serb ai perfaqesuesi i PVD te organizohet nje protest masive per marrjen e adresave pastaj shkoni tutje keto gjera cka po i kerkoni Ju vetem jane mjegull dhe ndihme e partive injorante ne Lugin te cilat fare nuk merren me drejtat e pakices shqipetare ne cdo lami leni ju lutem idete e tilla skemi na kaqik per nderrim te kufijve por kerkone kthimin e shqipetareve ne vendin e tyre! !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × two =

Previous Post

Kryetari i Londrës Sadiku (vallëzon "shotën") agjenden e vizitave e nis me Tiranën dhe Prishtinën/ FOTO

Next Post

Strategjia e koalicionit APN-PVD në Preshevë pas "revolucioni" mafioz të Ragmi Mustafës?

Advertisement