Sot prej orës 18:00 në Sallën e Kuvendeve në Komunënë e Preshevës,Unioni Demokratik Shqipëtarë mbajti tubimin dhe shpalosin programin e saj qeverisës ku theksuan mos-sukseset e pushtetit të deritanishëm dhe premtuan projekte të shumta për ti realizuar nesër nëse ata vijnë në pushtet.

Preshevë,30 Prill/Presheva Jonë

Para të pranishmëve u dhanë shumë premtime sikur puna e ujit të pijshëm i cili mungon për tërë qytetin për qka komuna e Preshevës ka resurse natyrore vetëm se nevoitet vullneti që diqka e till të iniciohet pasi që jo vetëm dimrit por edhe tani “Vërtet është turp të themi që në muajin Prill shumë qytetarë të Preshevës nuk kanë ujë të pijshëm,por një gjë e till është faktike dhe për ndryshimin e kësaj ju duhet që përfundimisht ti jepni fund kësaj qeverisjeje duke rrethuar numrin 4” tha ndër të tjera Naser Haziri,kryetarë i dëgës së këtij subjekti për Preshevë.

Rahmi Zulfiu të pranishmëve u tha se Unioni Demokratik Shqiptarë duke qenë subjekt rajonal është i vetëdijshëm se mbi supet e veta bartë përgjegjësi të mëdha dhë për këto është zotuar se do të angazhohet dhe të përgjigjet para qytetarëve që nga dita e formimit të këtij subjekti. “Ne ditëve të fundit kemi pasur takime të ngjeshuar me përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës ku kemi shprehur pakënaqësit tona ndaj asaj se sa e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve marrëveshjet Prishtinë-Beograd,dhe nga të gjithë ata jemi kthyer me premtime për angazhim serioz rezultatet e të cilave do ti shihni së shpejti” tha ndër të tjera z.Zulfiu.

SHPËRNDAJE