trtenieieSt.Gallen, 13 gusht -Një sulm në një tren të Saley (“SG”) rezulton me shtatë të plagosur (“Une attaque dans un train à Salez fait sept blessé“) raportojne mediat  zvicerane. Por sipas policise kantonale nga vendi i ngjarjes motivet jane te paqerta dhe ende nuk dihet se kushqndron.Kurse portaletkosoavresi yankonistn sipasburimeve tetyre “investigative” zbulojne nga Prishtina se pas tyre qenka ISIS, shkruan agjencia e laemeve”Presheva Jone”

Rreth orës 20.00 ka rinisur qarkullimi normal i trenave në stacionin Salez, mes qyteteve Buchs dhe Senwald, pas sulmit të 27 vjeçarit zviceran që krahas vetes plagosi edhe gjashtë persona tjera, shkruan televizioni zviceran srf.ch.

Një grua e plagosur nga 27 vjeçari dhe ai vetë janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 50 deri 60 pasagjerët të cilën ndodheshin në tren gjatë sulmit janë nën kontrollin psikologjik pas traumës që përjetuan. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Motivi i agresorit është akoma i paqartë.

«Nuk e dimë akoma, ku dhe pse ka hipur agresori në tren dhe nëse ai ka njohur ndonjërin nga pasagjerët», tha zëdhënësi i policisë Hanspeter Krüsi, përcjell botasot.info, lajmin e mediave zvicerane. Marrja në pyetje e agresorit në këto momente është e pamundur.

SHPËRNDAJE