Deputeti popullor Riza Halimi, në një prononcim për mediet serbe ka deklaruar lidhur me punën e Trupin Koordinues të Qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Preshevë,11 korrik

Përkitazi me këtë,ai është  shprehur, se “Sa i përket çështjes së Kosovës,Halimi thotë për mediet serbe, se  edhe PD e Tadiqit edhe PPS e Nikoliqit,kanë të njëjtin qëndrim për Kosovën si dhe për  integrimin evropian. Ai po ashtu ka deklaruar, se të shohim se qeveria e re që pritet të formohet a do ti zgjidh problemet ekonomike .Për Halimin, më e rëndësishmja është që qeveria ti zgjidh problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe se ne jemi të hapur me të gjithë ata  që tregojnë interesim për ti zgjidh problemet në Luginë ,se pse disa qeveritë e mëparshme, po edhe kjo e fundit, nuk kanë shprehur gatishmëri vërtet ti zgjidhin problemet. Halimi, ka theksuar se e ardhmja e trupit Koordinues varet nga serioziteti i punës së qeverisë që duhet të angazhohet në këto komuna,dhe se nëse vazhdohet si vitet e fundit,atëherë, as që duhet të ekzistoj ky Trup Koordinues. Halimi,përshëndetjen e Boris Tadiqit dhe Hashim Thaçin,kryeministrin e Kosovës,e vlerësoi një përgatitje të mirë të qeverisë së re dhe është shenjë që opozita mos ta keqpërdor çështjen e Kosovës.”a.i.

SHPËRNDAJE