preshJ11Gjenevë, 21 qershor – Aleksandër Vucic, kryeministër serb do të jenë i pranishëm sot në kryeqytetin e Konfederatës së Zvicrës në Bernë. Vuçiç do të takohet me Presidentin e Zvicrës  Schneider-Ammann . Qëllimi i kësaj vizite në Bernë nga njerriu numer nje  i qeverise  serbe është bashkëpunim  midis dy vendeve. Nënshkrimi i disa marrëveshjeve pritet, ka shkruar gazeta e njohur zvicerane “Tribune de Genève ” duke ju referuar agjencise së lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër.

Perkunder injorimit te Beogradit  shqiptaret e Preshevës  për çdo vit mbushin arkat e buxhetit te Serbisë me rreth 60 milionë euro?!
Prania e Vuçiç në Bernë është vizita e tretë në Zvicër e nje kryeministri të Serbisë. Normalisht, gjatë këtyre vizitave, të gjitha personalitetet e vendeve te ndryshme boterore, presidentët dhe kryeministrat tradicionalisht takohen me bashkëqytetarët e tyre. Por në historinë e ketyre vizitave te autoriteteve të serbe nga Beogradit, nuk ka pasur kurrë një takim me qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës të cilët janë komuniteti më i madh shqiptar në Zvicër.

 

“Sipas “Presheva jonë” rreth 50 mijë shqiptare nga Lugina e Preshevës gjenden aktualisht ne vendet e BE-së deri në Amerikë. Vetëm në Zvicer janë mbi 20 mijë sish..”  (“Selon l’agence de presse “Presheva Jonë”, actuellement environ 30’000 citoyens de la Serbie se trouvent en Suisse. La majorité d’entre eux, sont des albanais“), ka shkruar gazeta e njohur zvicerane “Tribune de Genève “.

Ata janë larguar viteve te fundit si dikur vëllezërit e tyre kosovar para vitit 1999, për shkaqe tashme të njohura politike dhe ekonomike, migracion ky i cili edhe sot vazhdon. Ndryshe kjo ne zhargonin nderkombëtar quhet si diskrminim politik. (“..l’ont fait pour les mêmes motifs que leurs frères kosovars avant 1999, soit  pour des raisons politiques et économiques. En d’autres termes, dans le jargon international, cela s’appelle de la politique discriminatoire.“).

Këta emigrantë nga Serbia ne drejtim te Zvicrës apo vendeve tjera te BE-së në vitet e fundit nuk kanë migruar vullnetarisht apo për qejfi, por këtë e bene për arsye të imponuara, njejtë sikur dje vëllezërit e tyre në Kosovë para 1999, qoftë për arsye politike, nga presioni apo për çështje ekonomike.

Luginën e Preshevës, e cila ishte bërë një “kamp refugjatësh”, këta muajt e fundit më shumë emigrantë (siriane dhe afganë) sesa njerëzit, do theksuar se Zvicra ka bashkëpunim te mire me liderët e Luginës se Preshevës e cila është prezent me një ser aktivitetesh, aksionesh dhe projektesh humanitare dhe politike ne avancimin e proceseve demokratike dhe zhvillimit te këtij rajoni me te varfër ne Serbi dhe Evropë.

Sipas burimeve të « Presheva Jonë» diaspora shqiptare nga Lugina e Preshevës (Zvicra dhe vende të tjera evropiane), edhe pse injorohet nga Beogradi, ata për çdo vit mbushin arkat e buxhetit te Serbisë me rreth 60 milionë euro, vetem nga Zvicra 20 milion euro ?! (“Cette diaspora albanaise de la Vallée de Presevo (de la Suisse et d’autres pays européens), même si elle est ignorée par Belgrade, elle alimente annuellement les finances du budget serbe par le versement d’un montant d’environ 60 millions d’euros. “) ka shkruar ne fund “Tribune de Genève”TGPRESH

SHPËRNDAJE