Trepça ka ndërprerë dominimin gjashtëvjeçar të Sigal Prishtinës në basketbollin e Kosovës. Të mërkurën mbrëma, ekipi nga Mitrovica është shpallur kampion i Kosovës, pasi ka fituar ndeshjen e pestë dhe vendimtare të serisë finale të BKT Superligës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës me 12 pikë diferencë. Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbyll me shifrat 79:67 në favor të klubit mitrovicas.

SHPËRNDAJE