Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi që nga qyteti i Pogradecit ka folur për reformën zgjedhore duke shprehur optimizmin e tij.

http://www.botasot.info/img/bamir-topi.jpgTopi ka thënë se është i predispozuar të ndihet optimist për ecurinë e reformës.

“Përsëris thirrjen që dialogu politik të nisë sa më shpejt, ndërsa kam bindjen se dialogun do e shohim së afërmi pasi ndihet se klima politike po ndryshon për mirë”, ka thënë Topi.

Më tej ai ka kërkuar nga politika që të gjendet sa më shpejt zgjidhja për Gjykatën Administrative, përtej interesave politike, ku ka theksuar gjithashtu se duhet nisë puna edhe për Avokatin e Popullit.

SHPËRNDAJE