“Nëse valoi një ditë në vit flamuri shiptar dikund në Preshevë apo Bujanovc e 364 ditë flamuri serb, nuk e dëshmon patriotizmin shiptar e as “tolerancë” apo demokracinë e Serbisë ndaj minoreiteve. E di se shiptarët atje kanë një referendum nga viti 1992, por duket se ai ka mbetur vetëm në letër. Unë  nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë bashkimin me Kosovën?! Beogradi nuk do të mund dot ta mbajë me zor as Luginën e Preshevës as me ushtri e as me xhandarmeri, aq sa mundi ta mbante Kosovën para 17 vitesh” ka deklaruar Tomislav Nikoliç.
Tomislav Nikoliç e njeh mirë edhe Luginën e Preshevës sepse siç tha ai ka ngrënë bukë të shqiptarëve plotë 12 muaj,  meqë ka kryer shërbimin ushtarak në këto rajone.
Nikoliç: Presheva do t’i bashkohet Kosovës, Vojvodina do të bëhet e pavarur
“Nuk mund të flasësh keq apo të akuzosh një popull pa e njohur mirë, pa ja ngrënë bukën. Unë kam ngrënë bukë të shqiptarëve plot 12 muaj dhe jam mahnitur me traditën  kulturën, sidomos bujarinë dhe mikpritjen e tyre ndaj të huajve që rrallë mund ta gjesh jo vetëm tek popujt në Ballkan, por as në botë…Unë di çdo gropë të rrugëve të Preshevës e di edhe sot”.
“Unë nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë autonomi apo bashkim me Kosovën?! . aq më tepër kur ata posedojnë verdiktin popullit shumicë në referendumin gjithpopullor më 1-2 Mars 1992 ku është shprehur vullneti i popullit shqiptar për vetëvendosje, autonomi me të drejtë ribashkimi me Kosovën, e drejtë kjo legjitime edhe nga karta e OKB-së dhe konventa ndërkombëtare që iu mundësojnë të drejtën e vetëvendosjes për popujt autoktonë”
“Cdo pellëmbe e njoh qytetin e Preshevës, me kujtohei si sot ajo rruge me kalldërme  nga gjimnazi Skenderebu deri lart te xhamia e qytetit. Une gati nje vit kam hangër bukë Presheve,  Ne rast lufte e kam veshtirë t’ja kthejë pushken shqiptarëve.  Nëse nesër luftoje në Preshevë. shqiptaret do te fitojnë, se ata janë në tokën e tyre” ka thëne për “Presheva jonë” kolegu Tomislav Nikolic.
Nikoliç, është një gazetar shumëvjeçar në selinë e Këshillit Evropian. në Stasburg i cili raporton per mediat vojvodase (Radio Televizija SANTOS -Zrenjanin) qe plot 12 vjet
 ImageSa i përket situatës në Vojvodinë, Tomsilav Nikoliç pohon se “Vojvodina është në rrugën e mbarë të Kosovës. Vojvdina së shpejti do të jetë Republikë. Nuk shkon më, jemi lodhur me Serbinë që na shkatërroi duke vjelur gjitha të mirat e vendit tonë. Lirisht mund të them “Vojvodina radi a Beograd se gradi” (Vojvodina punon, Beogradi ndërton..”). Adashi (emnaku)  im, presidenti i Sebisë  Tomislav Nikoliç e di shumë mirë se së shpejti Vojvodina do të bëhet Republikë, mjaft më Serbi na ka shfrytëzuar ”
Duke folur  për “Presheva Jonë” ai thotë: “Unë quhem Tomislav Nikoliç, e fatmirësisht që nuk jam si ai. Jam nga Zrenjanini i Vojvodinës. Thashë nuk jam si sepse me presidentin e Serbisë nuk na lidhë asgjë, përveç emri dhe mbiemrit. E thashë fatmirësisht nuk jam si ai, si një qeveri që i prinë, sepse unë nuk i kam duart e lyera me gjak. Unë jam thjesht një gazetar që nga këtu, nga Këshilli Evropian raportoj, informoj populin tim në Vojovdinë.. ”
SHPËRNDAJE