“Toka e shqipeve“ është shfaqja e parë që ka ngritur siparin në Teatrin kombëtar të fëmijëve. Kjo pjesë është shkruar nga Erjon Kame dhe u ngjit në skenë nga regjisorja Alma Hoti dhe ku interpretuan 10 artistë profesionistë dhe artistë të rinj. Drejtoresha Artistike Klaudia Hila na bën me dije se tematika shqiptare dhe simbolika kombëtare do të jenë pjesë e shfaqjeve në Teatrin Kombëtarë për fëmijë përgjatë gjithë vitit. Në qendër të veprës janë sy shqiponja Alban dhe Dardani që simbolizojnë Shqipërinë dhe Kosovën.Drejtorja Artistike Klaudia Hila na bën me dije se bashkëpunimi mes artistëve të rinj dhe atyre profesionist i ka dhënë frymëmarrje të re repertorit të teatrit.

Përgjatë gjithë sezonit të verës Tetari i Kukullave ka dhënë shfaqje përgjatë vijës bregdetare me qëllim argëtimin e fëmijëve. Tematika shqiptare dhe simbolika kombëtare do të jenë pjesë e shfaqjeve në Teatrin Kombëtarë për fëmijë përgjatë gjithe vitit. Ndërkohë që trupa profesioniste e Tetarit Kombëtarë në bashkëpunim me artistët e rinj do të udhëtoj në tetor edhe në Kosovë për të vënë në skenë disa shfaqje.

SHPËRNDAJE