Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Tiranë ka startuar procedurën e hapjes se kutive, pas miratimit të projekt-aktit me shumice të thjeshtë të anëtarëve dhe kundër vullnetit të opozitës për ngritjen e grupeve të rinumërimit.

Rinumërimi i fletëve do të nisë me kutitë e njësisë bashkiake nr. 1 ose KZAZ 45 për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera. Sipas aktit janë 8 grupe që do të kryejnë rinumërimin të cilat në akt quhet “grupe në ndihmë të KQZ”, me nga 2 anëtarë të administratës nga KQZ-ja që do ta kryejnë këtë poçes, puna e të cilëve do të ndiqet nga dy vëzhgues nga PD dhe PS.

Gjatë procesit do të rinumërohen vetëm fletët e votimit që si përkasin asaj kutie dhe do të vlerësohen vetëm ato.

Në orën 17:41, është rinumëruar kutia me nr. 16/88 e cila i përket KZAZ nr. 45. Tek kjo kuti është gjetur 1 fletëvotimi për këshill bashkiak dhe ajo i përket kandidatit të PS. Në orën 17:50, kontestimet kanë qenë të vazhdueshme, sikurse nga pala e PS-së, sa i takon kutisë me numër 16/96, ndërsa janë gjetur 4 fletë votimi jashtë zarfit, të cilat nuk i përkasin kësaj kutie. Gjatë rinumërimit janë hasur edhe kuti brenda të cilave nuk janë gjetur fletë të hedhura gabim. Të gjitha këto janë regjistruar në procesverbal.

Pak më vonë, rreth orës 18:00, në kutinë 16/99/2 janë gjendur dy fletë që nuk i përkasin kësaj kutie. Të dyja votat i përkasin kandidatit të maxhorancës Lulzim Basha.

SHPËRNDAJE