largea_hashim1454351662Pas deshtimit te doiplomacise kosovare ne UNESCO, Interpol dhe tash se fundit ne KE ne Strasburg, duket se Thacit dhe këtij djalit Petrit Selimit s ju ka mbetur gje send vetem te spekulojne  me vizita e takime e fotof te mehershme me të huajt. Edhe Thaçi si Petrit Selmi “zajabant” manipulon me fotot e personaliteteve amerikane. Ai nuk e takuan zyrtarisht në Uashington me askend ?! ka ahkruiar sot protali QdheQ.

 

Ju kutjohet kur pas nje ser kritkash kunder Petrit Selimit nga popullata per takimet me serbet e Dacicin bile edhe foto me te ku Selimi  gjen nje foto shpejt e shpejt e postoi me nje legjende se “jam takue me Kerryn” ?! Më shume shkruajten portalet e tij (qe i ka ndore) qe shkoi pe ne Amerike se sa me ke u takua e cka u fol e cka  beri per Kosoven, cka shume kush pyeti se ai ishte apo s’ishte n’Amerike ky Petrit fotgjeniku ?!

Keshtu edhe ministri i punëve të jashtëme Hashim Thaçi sot është kthyer nga udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte paralajmëruar takime të shumta.

Përkundër se Ministria që ai drejton ditën kur Thaçi ishte nisur pati raportuar për takime të shumta konkrete, asnjë nga këto nuk u bë e ditur. Duke u kthyer ai postoi dy foto ku dukej krejtësisht i vetmuar. I vetmi takim që kishte njoftuar për të ishte ai me sekretarin e shtetit amerikan John Kerry. Por ky takim nuk ishte zyrtar. Ishte në vikend dhe ‘takim vikendi’ e quajti vetë Hashim Thaçi. Ministria e Punëve të Jashtme e as Departamendi i Shtetit Amerikan nuk kanë lëshuar asnjë njoftim mbi këtë takim.

Sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Punëve të Jashmte, gjatë vizitës në Uashington, ai pritej të zhvillonte takime me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të Pentagonit, Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Kongresit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe jetës publike. Asnjë foto dhe asnjë raportim nuk erdhi për këto takime. Praktika e Thaçit është se nuk lë takim pa bërë foto dhe pa njoftuar për to. Për kushedi ç’arsye zyrtarët amerikanë nuk e kanë takuar ministrin e Punëve të Jashtme.

Kjo vizitë ishte bërë me rastin e hapjes së konsullatës së Republikës së Kosovës./QdheQ

SHPËRNDAJE