Dark Mode Light Mode

Thaçi: Kosova e mban premtimin, ambasadën e hapim në Jerusalem

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe synimin për ta njohur Kosovën.

Thaçi bëri të ditur që Kosova do ta mbajë fjalën dhe ambasadën do ta hapë në Jerusalem, siç e kishte diskutuar në takimet e mëhershme në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit izraelit @netanyahu në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur #Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në # Jeruzalem”., shkroi Thaçi në Twitter.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + 16 =

Previous Post

Kosova dhe Serbia u pajtuan për përdorimin e përbashkët të Ujmanit

Next Post

Haxhiu: Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës

Advertisement