Dark Mode Light Mode

Thaçi e fton Trumpin për vizitë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.

“Në emër të popullit të Kosovës, kam kënaqësinë t’ju ftoj që ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni për progresin që ju e keni bërë të mundur. Do të ishte nder i madh t’ju mirëpres dhe t’ju prezantoj popullin më pro-amerikan në botë”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Presidentit Trump.

Ndryshe, Thaçi sot ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Advertisement

“Z. President, kam privilegjin, si President i Republikës së Kosovës, që në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj personal për lirinë e Kosovës, në arritjen e paqes, pajtimit dhe prosperitetit ekonomik, të ndaj për ju Urdhrin e Lirisë”, thuhet në letrën e Thaçit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × three =

Previous Post

Agim Veliu iu "raporton" deputetëve për hyrjen e ushtarëve serb në Karaçevë

Next Post

Presidenti Agim Ademi uron klubet për edicionin e ri: Vazhdojmë me krenari!

Advertisement