Dark Mode Light Mode

Thaçi: Do ta votoja Demaçin për President

Në intervistën e tij të gjatë dhënë gazetës “Epoka e Re”, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se do ta votonte Adem Demaçin për president të Kosovës.

“Si qytetarë me mendje, shpirt dhe zemër do ta votoja Adem Demaçin për president të Republikës së Kosovës në rast se qytetarët do të vendosnin me votën e tyre”, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për Epokën e Re.

Sipas Thaçit, ai si kryetar i PDK-së do t’i respektojë vendimet e organeve të partisë për kandidatin përkatës për president.

Advertisement

Thaçi ka komentuar edhe politikën e Isa Mustafës duke thënë se ‘Isa po i fyen qytetarët e Prishtinës’, prandaj sipas Thaçit kryetari i LDK-së e ka rrëzimin e sigurt nga pushteti dhe atë shumë shpejt.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − nine =

Previous Post

VDIQ ARBËN XHAFERI

Next Post

ADEM DEMACI per "Presheva Jone": Nuk dua te jem president ceremonial si Atifetja

Advertisement