Një çift në Britani mesa duket kishte tymosur shumë nga malli i tyre pasi vendosi të telefonojë policinë për të raportuar se u kishin vjedhur 10 mijë sterlina kanabis.

Kur policia tentoi të arrestonte Colin Roberts dhe Mandy Coghlan, ai nxori një pistoletë ajri dhe kërcënoi oficerët.

Policët dëshmuan në gjykatë se kur mbërritën në shtëpinë e çiftit, nuhatën erën e kanabisit. Çifti u tha se u kishin humbur 10 mijë sterlina mall. Më vonë ata pranuan se malli që u ishte vjedhur ishin bimë kanabisi.

Roberts tha se e merrte kanabisin për të qetësuar dhimbjet ngaqë vuante nga simptoma Crohn.

Çifti është dënuar me 12 muaj burg.

SHPËRNDAJE