Largimi i të rinjve nga Kosova është një problem shqetësues.

Thirrjet për frenimin e fenomenit janë gjithashtu të shumta.

Artisti Erolld Murati, këtë apel po e bën përmes veprës së tij artistike e cila paraqet dukurinë e ikjes së kosovarëve.

Që dukuria e emigrimit është shumë prezente në Kosovë, e thonë edhe shifrat.

Për arsyet e largimit flasin edhe njohësit e ekonomisë, por janë edhe vetë qytetarët që konfirmojnë largimin masiv.

Nëse vazhdon ky trend, largimi do të ndikojë shumë në moshën mesatare të popullsisë së Kosovës.

Por ndërkohë liberalizimi i vizave, i parashikuar për në 1 janar të vitit të ardhshëm, po shihet si mundësi për uljen e emigrimit dhe jo me pasojë të kundërt.

SHPËRNDAJE