Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë se është shumë brengosëse heshtja e OJQ-ve dhe e Avokatit të Popullit për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në karantinën në qendrën e studentëve.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se
OJQ-të dhe personalitete të ndryshme reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenëve endacakë, përderisa organizoheshin edhe peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin.

Deklarata e plotë e Ismail Tashollit:

Heshtja e organizatave joqeveritare, dhe sidomos e Avokatit të Popullit, për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, i cili ndodhej i karantinuar në Qendrën e Studentëve, është shumë brengosëse.

Përderisa ato reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenëve endacakë, përderisa organizoheshin peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin. Edhe pse është humbur një jetë e një të riu dhe duhet të kërkohet përgjegjësi shtetërore.

SHPËRNDAJE