Dark Mode Light Mode

Ramush Haradinaj “viziton” Hagën për pak ditë…

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer të premten në Tribunalin e Hagës, kanë konfirmuar për portalin “Korieri” burime të sigurta brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës, dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të muajit gusht ose eventualisht gjatë muajit shtator, transmeton “Zëri”.

Advertisement

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkua përkohësisht familjes së tij më 10 maj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, që ta lirojë përkohësisht atë.

Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta që nënkupton lëvizje të kufizuar dhe që të mos ketë asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike. /Telegrafi/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 + three =

Previous Post

Kosova dhe kënga shqipe në Festivalin Botëror në “Montreux Jazz Festival” të Zvicrës

Next Post

Shkëndije Mujaj me me tuqka orgjinale 100 % Po, cilat janë më të mira të Shkëndijës apo të Kardashianit / Foto+ VIDEO

Advertisement