Dark Mode Light Mode

Xhaferi në Beograd shtrëngon duart me kryeminstren serbe Brnabic

Vendi i Maqedonisë dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian (BE). Dy vendet janë të gatshme që ti plotësojnë obligimet e veta që të bëhen pjesë e familjes europiane, ky është qëndrimi i përbashkët i kryeparlamentarit të Republikës së Maqedonisë dhe kryeministres Republikës së Serbisë, Talat Xhaferi dhe Anna Brnabic, i theksuar gjatë takimit të tyre të përbashkët në Beograd. Nga takimi Xhaferi-Brnabic agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se eshte bsieduar edhe për Preshevën.

“Maqedonia mbështet Serbinë në normalizimin e raporteve me Kosovën, që çon drejt ruajtjes së stabilitetit në rajon”, deklaroi kryeparlamentari Xhaferi nga Beogradi. Pas takimit me kryeministren Brnabic. Talat Xhaferi sot ne Beograd ka takuar edhe  homologen e tij serbe Maja Gojkoviq.

Sipas kryeparlamentarit Xhaferi edhe përkundër dallimeve për disa çështje kjo nuk paraqet pengesë për përparimin e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe multirateral midis dy vendeve.

Advertisement

“Maqedonia dhe Serbia do të punojnë për një paraqitje të përbashkët në tregjet e huaja dhe në promovimin e turizmit dhe tërheqjet e investimeve”, theksoi Xhaferi.

Ne takimin e sotem ne Beograd Xhaferi-Brnabic pos per Kosoven eshte folur edhe per Luginen e Preshevës. Kryeparlamentari shqipar nga Maqedonia Xhaferi ka kerkuar sot ne Beograd hapjen e kufirit mes Presheves dhe Kumanoves ne piken kufitare (Llojan-Miratoc), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 − four =

Previous Post

Duda Balje, princesa e parlamentit. Uron Ramazanin Kosoves dhe Presheves. Eshte kjo deputetja e 46 qe agjeron

Next Post

Presheva shpall Talat Xhaferin "Personalitet të vitit"

Advertisement