Dark Mode Light Mode

Sulmohet përsëri vebfaqja e gazetës kombëtare Bota sot

Është sulmuar përsëri vebfaqja e gazetës “Bota sot”. Ky është sulmi i dytë brenda kësaj jave ndaj vebfaqes tonë. Kësaj here hakerët sulmues me emërtimin “CYBERMIND” përveç se kanë bllokuar vebfaqen e gazetës www.botasot.info kanë shkruar edhe një porosi që lidhet me publikimin e kabllogrameve të Wikileaks-it.

Për koinçidencë, ky sulm ndaj vebfaqes së gazetës ndodhi rreth orës 2 e 30 minuta të 11 shtatorit të këtij viti që përkon me 10-të vjetorin e sulmit terrorist në SHBA.

Njoftojmë lexuesit tanë se jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të riaktivizojmë vebfaqen tone.

Advertisement

Kërkojmë mirëkuptim nga lexuesit dhe komentuesit tanë besnikë. Shihemi së shpetji në www.botasot.info

Me nderime

Redaksia

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 4 =

Previous Post

Shtohet presion mbi liderët e Luginës së Preshevës rreth regjistrimit

Next Post

Wolfgang Petritch: Presioni mbi liderët e Luginës së Preshevës nuk është formë demokratike !

Advertisement