Dark Mode Light Mode

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit

Mbrëmë pak para mesnatës është sulmuar ndërtesa e Komunës së Zveçanit me granatë dore, që dyshohet të jetë e llojit “M-75”.

Rastin e konfirmoi për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa janë dëmtuar ndërtesa e Komunës, si dhe katër vetura të parkuara.

Advertisement

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit ‘M-75’. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.

Ai tha se Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.

“Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofrojë shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, u shpreh Elshani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + fifteen =

Previous Post

A do t’i bashkohet AAK-së? – Haki Abazi i rezervuar në përgjigje

Next Post

Kurti merr pjesë në vënien e gur themeleve të tri projekteve në Podujevë

Advertisement