auto_kuvendi1470347535Shpërthim i fuqishëm, Kuvendi i Kosovës goditet me predhë anti-tank, kane shkruar mediat shqiptare. Burime brenda policisë së Kosovës bëjntë të ditur për mediat se shpërthimi se Kuvendi i Kosovës është goditur me zollë. Mediat boterore sulmin elidhin me demorakcinit iu u jepn fale tokave sllave. Dis atjera shkruajn e se sulmi ka te beje nga qytetaret e shgenjyer dhe opizita shqipatre e cila klrtikon vazhdimisht kuvendin dhe qverine si prijse e korruocionit dhe krimit ma bandat multiantike, pas s eciles fshihet mafia kosovare. Me gositje e fundit te Kuvendit te Kosoves, dis aanalsit e lidhin se ky ihste nje sulm me predhë anti-tank ne zyrtare Kuvendit të Kosovë, aty ku fshihet shtabi i mafias kosovare.

Goditja ka ardhur nga ish-gjykata komunale. Predha ka rënë në trekëndëshin që gjendet te Kuvendi.

Policia gjen dëshmi relevante të sulmit ndaj Kuvendit

Policia e Kosovës ka gjetur një numër dëshmish në afërsi të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës së zhvillimit të hetimeve, përfshirë edhe një mjet për hedhjen e predhave, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë zyrtarë të policisë, që megjithatë, nuk kanë dashur të ofrojnë hollësi të tjera, për shkak të, siç thonë, “ndjeshmërisë së hetimeve“.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se “Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes“.

Policia beson se dëshmitë nga vendi i ngjarjes do të çojnë drejt kapjes së autorëve të sulmit mbi Kuvendin e Kosovës, që ndodhi të enjten në mbrëmje rreth orës 23.

Burime zyrtare i thanë Radios Evropa e Lirë, se sulmi u bë me mortajë dore, në lëvizje me motoçikletë nga dy persona, të cilët braktisën mjetin transportues duke e djegur dhe ikën në këmbë në drejtim të panjohur.

Motivet e sulmit mbi ndërtesën e Kuvendi të Kosovës nuk dihen ende, po aq sa edhe autorët e tij.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur kishte lëvizje të qytetarëve në shëtitoren e qytetit të Prishtinës.

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës u sulmua para jo më shumë se gjashtë muajsh me koktej molotovi, dhe as atëherë nuk u zbuluan motivet dhe as autorët e sulmit.

SHPËRNDAJE