Derisa Serbia nuk i ka formalizuar ende zotimet e saj për të lejuar Kosovën të anëtarësohet në institucione ndërkombëtare, Kosova nuk duhet të bëjë hapa për themelimin e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë studiuesi dhe njohësi i çështjeve rajonale nga Sarajeva, Jasmi Mujanoviq, në një reagim ndaj ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde

Kjo pasi Rohde kërkoi që liderët para takimit në Ohër “të mos humbin autobusin” dhe të kryejnë marrëveshje mes vete. Ndërkaq Kosovës ai iu drejtua me kërkesën që Asociaiconi “të themelohet tani”.

“Jo. Nuk duhet të ketë hapa drejt çfarëdo forme të mekanizmave të qeverisjes lokale për ndonjë komunitet në Kosovë – asnjëra prej të cilave do të ishte eksluzivisht etnike – derisa Serbia nuk i ka formalizuar zotimet e saj për të lejuar pjesëmarrjen në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar studiuesi boshjak.

SHPËRNDAJE