Strategjia e qeverisë së Kosovës për veriun, përfundoi në një raport, i cili veç se e konstaton gjendjen faktike në këtë pjesë të Kosovës dhe vërteton edhe një here se nuk ka qenë kurrë strategji.

Nese gjatë gjithë kohës Qeveria e Kosovës është lavdëruar verbërisht për përmirësimin e gjendjes në veri, në këtë raport që vjen nga Zyra e Koordinatorit të Strategjisë për veriun, dominon një çasje pranuese për ekzistencën dhe forcimin e vazhdueshëm të Serbisë në veri të Kosovës.

Pafuqia e Qeverisë së Kosovës që të shtrijë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës na ka sjellë në këtë situatë. Qeveria për të fshehur këtë pafuqi përpiloi strategjinë për veriun, me të cilën ka kërkuar kyqjen e faktorëve tjerë për zgjidhjen e problemit të veriut, duke iu dhënë këtyre faktorëve rol prijës.

Që papërgjegjshmëria e qeverisë është e pabesueshme tregon edhe fakti se Qeveria e Kosovës ka pritur që me forcimin e Tadiçit në veri do të forcohen edhe ata. Ndodhi pikërisht e kundërta, institucionet e Kosovës po dobësohen edhe më shumë.

Tani edhe kryetari i Serbisë Tadiç e edhe Qeveria e Serbisë publikisht propagojnë ndarjen e Kosovës e gllabërimin e asaj pjese nga Serbia.

Përderisa Serbia angazhon mijëra persona që të mbrojë ate që nuk i takon, Qeveria e Thaçit ka angazhuar një person me dy asistente për të mbrojtur atë që i takon.

Përderisa Serbia shpenzon 500 milion euro në vit për të njejtin qëllim qeveria heq nga buxheti shpenzimet e zyrës së kordinatorit për veri.

Roli i Zyrës Kordinuese për Strategjinë e Veriut sipas tyre, do të duhej të ishte kordinimi i punës së të gjithë aktorëve relevantë legalë të përfshirë në jetën politike dhe të sigurisë në Kosovë, sic janë ministritë e ndryshme të qeverisë së Kosovës, policia e Kosovës, AIK-u, KFORi, policia e Unmikut, Eulexi, ICO, zyra e BE, donatorë e Ojq të ndryshme me c’rast institucionet kompetente shteterore kan rol prijës. Kjo është vetëm një demagogji e kulluar, duke pasë parasysh faktin se misionet ndërkombëtare janë neutrale ndaj statusit politik të Kosovës dhe rrjedhimisht nuk i japin llogari Qeverisë apo cilës do zyrë të saj.

Objektivat e strategjisë siç janë:

 

            Vendosja e kontrollit të plotë në portat doganore 1 dhe 31

         Funksionalizimi i gjykatës në veri të Mitrovicës

         Formimi i komunës së veriut të Mitrovicës

         Mbajtja e zgjedhjeve edhe në tri komunat e veriut të Kosovës

         Faturimi i energjisë elektrike nga KEK-u

         Mbyllja e administratës së UNMIK-ut

         Margjinalizimi i strukturave paralele

          

kanë dështuar nga e para deri te e fundit.

Raporti tregon për mungesën e strategjisë. Zyra e Koordinatorit të strategjisë për veriun e Kosovës është reflektim i mungesës së institucioneve sovrane. Rrjedhimisht figura prej një palaçoje e Ylber Hysës është pafuqia e Hashim Thaçit si lider politik.  

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përkujtuar edhe një herë hapat konkretë të cilët i ka propozuar  me kohë për shtrirjen e sovranitetit të vendit në veri e ato janë:

Shpallja e FSK-së ushtri dhe mbrojtja e inegritetit territorial nga kjo ushtri, njësia speciale e policisë së Kosovës të vendoset në një bazë në veri dhe në njësitë e saj të punësohen banorë shqiptarë të veriut, me ç’rast edhe do të zbutej papunësia, revitalizimi i Trepçës i cili do t
ë sillte deri te punësimi i 8000 vetave, si mënyrë e integrimit të të gjitha komuniteteve, kallëzimi penal ndaj strukturave paralele, gjë që në vend të institucioneve Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë më 25 nëntor 2009, etj.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë ta luftojë politikisht këtë neglizhencë të institucioneve ndaj një pjese të territorit të Kosovës, deri sa të arrihet sovraniteti i plotë i vendit. 

Lëvizja VETËVENDOSJE!       4 qershor 2011

 

 

PROKURORISË PUBLIKE TË QARKUT

 

Në bazë të nenit 198 dhe 199 të KPPK-së, kësaj Prokurorie i paraqes këtë:

 

K A LL Ë Z I M    P E N A L

 

K u n d ë r:

 

Goran Bogdanović       Ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Kruna Petković            Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Dragan Petković          Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Bojan Anđelković       Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Slađana Radović         Udhëheqëse sektori në Ministrinë për Kosovën

Oliver Ivanović            Sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Zvonimir Stević            Sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e

Serbisë dhe i ashtuquajturi udhëheqës i Qendrës koordinuese për Kosovë

 

Goran Arsić                  I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Kosovës

Dragan Nikolić             I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Anamoravës

Jovica Budurić            I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Pejës

Stojan Dončić              I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Prizrenit

Radenko Nedeljković   I ashtuquajturi udhëheqës i Qarkut të Mitrovicës

 

Dragutin Perić             I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Prishtinës

Jovica Dešić                 I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Radovan Nicić              I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Dragoslav Marinković  I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

 

Dragiša Stakić              I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës

Slavko Mitrović           I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Fushë Kosovës

Momir Jovanović                I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës

Jovica Lazić      I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës

 

Obren Andelković        I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Besianës

Petar Bogdanović        I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Besianës

Milovan Tomčić           I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Besianës

Petar Albijanić             I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Besianës

 

Ljubomir Bosanac         I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Obiliqit

Branislav Kostić           I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Obiliqit

Nikola Tripković                   I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Obiliqit

Darko Jakovljević       I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Obiliqit         

 

Dragan Kostić               I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Lypjanit

Slavko Janičijević      I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Lypjanit

Suzana Stanković         I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Lypjanit

Saša Morača                  I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Lypjanit

 

Nenad Petković            I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Ferizajit

Ratko Sinadinović        I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Ferizajit

Miloš Jovanović           I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajit

Mirjana Ristić               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajit

 

Zvonko Mihajlović       I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Shtërpcës

Slaviša Staletović         I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Shtërpcës

Bojan Savić                  I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës

Ivica Ivković                I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës

 

Radojko Dunić             I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Pejës

Vuko Jovović               I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Pejës

Bozidar Krstić              I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Pejës

Milo Stevanović           I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Pejës

 

Dragoljub Repanović   I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Burimit

Velimir Djurić              I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Burimit

Ranko Vuletić              I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Burimit

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Burimit

 

Zoran Barović              I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Deçanit

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Deçanit

N.N.                               I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Deçanit

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Deçanit

 

Sveto Dabižljević        I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Klinës

Dragomir Pavlović       I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Klinës

Radomir Mikić            I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Klinës

N.N.                          I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Klinës

 

Milenko Jovanović       I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Gjakovës

N.N.                          I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Gjakovës

N.N.                          I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjakovës

N.N.                          I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Gjakovës

 

Miodrag Lazić             I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Prizrenit

N.N.                           I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Prizrenit

Zoran Staletović           I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit

Radovan Ristić             I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit

 

Milorad Šorić               I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Rahovecit

N.N.                           I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Rahovecit

Slobodan Stanković     I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Rahovecit

N.N.                           I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Rahovecit

 

N.N.                               I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Therandës

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Therandës

N.N.                               I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Therandës

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Therandës

 

Ali Abdi                         I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Dragashit

Huseini Murselj             I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Dragashit

Kojćin Ramadan           I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Dragashit

Zuljfikari Sunajd           I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Dragashit

 

Petar Aksić                   I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Gjilanit

Denić Radovan             I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Gjilanit

Todorović Milorad       I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Goran Jančić               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit

 

Stojan Stanojević         I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Novobërdës

Bojan Cvetković           I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Novobërdës

Dobrosav Ivković         I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Novobërdës

Bojan Jovanović          I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Novobërdës

 

Boban Jevtić                I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Dardanës

Nebojsa Simić              I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Dardanës

Vojislav Nojić              I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Dardanës

Vojislav Veličković     I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Dardanës

 

Nenad Kojić                  I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Vitisë

Nikola Stolić                I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Vitisë

Dejan Mosković            I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë

Srećko Spasić              I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë

 

Nenad Topličević        I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Mitrovicës

Ljubiša Petrović           I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

Miodrag Lakićević       I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Ljubomir Kragović       I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

 

Slaviša Ristić                I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Zubin Potokut

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Zubin Potokut

N.N.                               I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut

Miodrag Andrić            I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuven
dit Komunal të Zubin Potokut

 

Jovan Miladinović       I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Leposaviqit

Nebojša Radulović       I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Leposaviqit

Velimir Bojović           I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit

 

Dragiša Milović            I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Zveçanit

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Zveçanit

N.N.                               I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Zveçanit

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Zveçanit

 

Zoran Rakić                  I ashtuquajturi Kryetar i Komunës së Vushtrisë

Goran Lazić                  I ashtuquajturi Nënkryetar i Komunës së Vushtrisë

N.N.                               I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit Komunal të Vushtrisë

N.N.                               I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Vushtrisë

 

 

Radovan Nicić              I ashtuquajturi Kryetar i Kuvendit të

Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës

 

Marko Jakšić                 I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit të

Bashkësisë së Komunave të  Krahinës Autonome të Kosovës

 

Srdan Nikolić              I ashtuquajturi Nënkryetar i Kuvendit të

Bashkësisë së  Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës

        

Boban Savić                 I ashtuquajturi Sekretar i Kuvendit të

Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës

 

S e p s e:

 

     Të njëjtit, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shprehimisht janë marrur vesh për të kryer ose për të nxitur kryerjen e shumë veprave penale për të cilat ligji parasheh së paku 5 vjet burgim. Po ata me veprimet e tyre tentojnë të ndryshojnë rendin juridik të vendosur në Kosovë më anë të përdorimit të dhunës si dhe duke krijuar akte ligjore dhe kështu e kanë kanosur minimin e fushës legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në Kosovë, duke qenë tentimi i tyre këmbëngulës përmbysja e organeve publike të formuara me Kushtetutë në Kosovë. Gjithashtu personat ndaj të cilëve është ushtruar ky kallëzim penal, duke i injoruar organet e shtetit të Kosovës, përpiqen që arbitrarisht t’i ushtrojnë të drejtat e tyre në bazë të ligjeve të shtetit të Serbisë. Gjithashtu të njëjtit disa herë dhe pa autorizim kanë kaluar kufirin shtetëror të Kosovës dhe me veprimet dhe paraqitjet e tyre publike, gjithashtu kanë nxitur urrejtje, përçarje dhe mosdurim kombëtar të atyre që jetojnë në Kosovë. Ata kanë formuar strukturat e tyre paralele të një shteti tjetër, Serbisë, të cilat veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë: në Administatën Publike, Institucionet e Shëndetësisë, Gjykata, Prokurori, Shkolla etj. Këto struktura kanë kryer një mori krimesh si: vrasje, plagosje, djegie, shkatërrim, demolim të objekteve dhe të mirave materiale etj. e të cilat janë publikuar në mediat elektronike dhe të shtypura përgjatë vitit 2008 dhe këtij fillimviti.

 

·       me këtë në bashëveprim kanë kryer këto veprat penale: bashkimi kriminal nga neni 26 i KPPK; Sulm kundër rendit juridik të Kosovës nga neni 108 i KPPK, lidhur veprën penale; Ushtrim arbitrar të të drejtave nga neni 326 par. 3 i KPPK, veprën penale; Kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 114 të KPPK, veprën penale; Nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik, krejt këto  lidhur me neni 23 të të KPPK.

 

A r s y e t i m

 

Disa nga krimet e strukturave paralele të Serbisë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

 

–         Djegia e pikave doganore 1 dhe 31 me 19 shkurt 2008

–         Hyrja e strukturave paralele në gjykatën në veri të Mitrovicës 14 mars 2008

–         Vrasja e policit ukrainas me 17 mars 2008

–         Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë me 11 maj 2008

–         Uzurpimi i linjës hekurudhore në Zveçan me 14 dhjetor 2008

–         Inaugurimi dhe funksionimi i PTT-së së Serbisë në Graçanicë me 22 dhjetor 2008

–         Pengimi i ndërtimit të ujësjellësit në Suhodoll, korrik 2008

–         Moslejimi i Ali Kadriut për ta renovuar shtëpinë e tij duke shtier edhe me automatik, 2008

–         Rrahjet dhe frikësimet e banorëve shqiptarë në Lagjen e Boshnjakeve

–         Barrikada dhe uzurpimi i ndërtesës së Komunës së Shtërpcës, korrik 2008

–         Ndarja e ShPK-së me ç’rast shumë policë serbë nisën të punojnë për Serbinë

–         Ardhja e deputetëve nga Serbia në Zveçan për seancë parlamentare me 17 shkurt 2009

–         Pengimi i Sheremet Ahmetit për të vizituar stacionet e policisë në veri me 5 mars 2009

 

 

P r o p o z o j m ë

 

 

Të bëhet dëgjimi i të paraqiturve në këtë kallëzim penal dhe pas dëgjimit të tyre konform dispozitave ligjore, Proku
roria, të bëjë propozimin për caktimin e paraburgimit, sepse për të njëjtit ekziston rreziku i ikjes nga Kosova dhe ndikimi në dëshmitarët e mundshëm. Vetë pesha e veprave penale është e tillë që masa e paraburgimit është e detyrueshme për të njëjtit.

 

25 nëntor 2009

SHPËRNDAJE