Shkruan  :  Refik  HASANI

     Ju bëjmë apel    gjithë shoqatave që veprojn në dhe për krahinën  e mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e  serbisë kudo që veprojn së bashku ta bëjnë mundin dhe njerëzit të afrohen në të mirë të mbrojtjes të drejtave duke njoftuar , sensibilizuar dhe alarmuar  opinionin  botëror  për diskriminimin që po na bëhet  neve  shqiptarëve    ksaj krahinës sonë


Protesta gjithëpopullore e mbajtur   dje në qytetin e Bujanocit ishte një tubim , një revolt , kundër diskriminimit që po bëhet kundër neve  shqiptarëve të Medvegjës ,  Bujanocit dhe  Preshevës  , popullata si shumicë dhe  rinia që don të ,  

         Studion në gjuhën shqipe ,

         Popullata që kërkon të drejta që na takojn  si përdorimin e flamurit dhe simboleve tjera  , që në institucione lokale   të punësuar të jenë në përpjestim me popullatën  që e përbëjm  ne shqiptarët .    

Po ashtu kërkojm që ne shqiptarët të regjistrohemi ndaras prej atij të organizuar nga Serbia . Duhet përshëndetur edhe unitetin e të  gjithë subjekteve  politike , ku këshiltarët komunal shqiptarë të tri Komunave kan filluar dhe duhet të mos e ndërpresin dhe të marrin vullnetin e popullatës në dorë , si .

Ta ftojnë faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtar që i afroi palët për arritjen dhe ta shqyrtojn , plotësojn apo ta shpallin si të pavlerë  Marrëveshjen e Konçulit , vitin e ardhshëm me rastin një zetë  vjetorit nga Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 të organizohet një manifestim i përkujtimit dhe që ne popullata  jemi për realizimi  në praktikë . 

  Ju bëjmë apel    gjithë shoqatave që veprojn në dhe për krahinën  e mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e  serbisë kudo që veprojn së bashku ta bëjnë mundin dhe njerëzit të afrohen në të mirë të mbrojtjes të drejtave duke njoftuar , sensibilizuar dhe alarmuar  opinionin  botëror  për diskriminimin që po na bëhet  neve  shqiptarëve    ksaj krahinës sonë.

Ne kemi kërkuar që shqiptarëve të Komunës së Medvegjës ,  Bujanocit dhe  Preshevës të hapin një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë  kjo duhet të hapet që sivjet  .  Një zyrë ndërlidhëse për ne shqiptarët e mbetur nënë admnistrimin  e Serbisë  po ashtu duhet  të hapet edhe  në Tiranë , vendosja e shtatoresë së heroit tonë kombëtarë në qendër të Bujanocit .

I përkujtojm opinionit  të gjërë  pasi Vojvodina ka hapur një zyrë në Bruksel pse mos ta hapim edhe për këtë  Krahinë së bashku me Rajonin e  Sangjakut dhe Komunitetin jo të vogël  Bullgarët e  serbisë . Për ne Shqiptarët e ksaj Krahine , serbia duhet të  hap një universitet publik në gjuhën shqipe , të ndërtoj banesa banimi për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë , të ndërton një spital të përgjidhshëm të karakterit rajonal në Medevegjë , Preshevë apo Bujanoc . Të investon në infastrukturë e jo të ngritë baza ushtarake si Cepotini , Malësi të Bujanocit në Karadak të Preshevës dhe pjesë të Medvegjës   .

Kërkojm dhe presim që protesta , tubime dhe manifetime mos të mbahen jo vetëm     Bujanoc e  Preshevës  por këso paknaqësi të shprehen , organizohen edhe në qytetin e  Medvegjës pasi gjendja dhe shkelja e të drejtave , apo thënë më shkurtë diskriminimi më i madhë është duke u bërë pikërisht në Medvegjë . Arsenali ushtarak të zhvendoset nga ky Rajon , pasi kjo zonë është shëndrruar në një poligon të vërtet ushtarak .Të krijohen kushte për kthimin e të gjithë të zhvendosurve , të ketë investime dhe të ndalet lëshimi i trojeve të parëve tan që po ia mësyjn botës .

Autori është Prof . i Ekonomisë dhe  publicist i pavarur  nga Bujanoci .

SHPËRNDAJE