Dark Mode Light Mode

Sot vendoset për fletarrestim ndaj Gadafit

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, do të vendosin sot nëse do të lëshojnë ose jo fletarrestim për Gadafin dhe ndihmësit e tij.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Muamer Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e popullit libian dhe nuk mund të mënjanohet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Musa Ibrahim, tha se i takon popullit të Libisë dhe jo NATO-s apo “grupeve të armatosura” që të vendosin për fatin e vendit.

Advertisement

Ibrahim ka thënë se bën këtë deklaratë, për të qartësuar komentet që kishte bërë të dielën.

Ai u kishte thënë gazetarëve në Tripoli se qeveria po propozon një periudhë të dialogut kombëtar dhe zgjedhje të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × four =

Previous Post

Ka presione që Serbia ta njohë Kosovën

Next Post

Daffy në Australi

Advertisement