Dark Mode Light Mode

Sot mblidhet kuvendi për Ramushin

 

Kuvendi i Kosovës do të debatojë sot në seancë të jashtëzakonshme për rastin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në Hagë tash e sa kohë, me ç’rast deputetët do t’i drejtohen Tribunalit të Hagës me një apel për përshpejtimin e procesit gjyqësor ndaj Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Kryesia e Kuvendit në mbledhje e mbajtur të hënën ka miratuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për liderin e AAK-së.

“Kemi një seancë, do të thotë kemi një debat të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka të bëjë me procesin që është duke u zhvilluar në Tribunalin e Hagës për Ramush Haradinajn dhe bashkëpunëtorët e tij. Do të thotë seanca është nesër në orën 11:00”, ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Advertisement

Krasniqi nuk e ka bërë të qartë se cili do të jetë përfundimi i debatit në këtë seancë, por ka shprehur bindjen se në fund të ketë ndonjë rekomandim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six + 8 =

Previous Post

Prefekti i Preshevës z.Mustafa takohet me përfaqësuesit e ministrisë së shëndetësisë në Beograd

Next Post

EUROPOL: Në Shqipëri konfiskohen 1 ton kokaine dhe 160 kg hashash e ardhur nga Kolombia me destinacion për Evropë

Advertisement