Si rezultat i mungesës së zëvendësimit të kandidatëve të deputetë që kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit, subjekti politik Nisma Socialdemokrate nuk është certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur nga KQZ’ja, ku pas hedhjes në votim të çertifikimit të subjektit politik, pavarësisht se pati 6 vota për.

Subjektet politike të cilat nuk çertifikohen kanë të drejtë të përcjellin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatën Supreme.

Aryesja e mos-çertifikimit të Nismës është mos-zëvendësimi i kandidatëve të cilët në tri vitet e fundit kanë pasur probleme me ligjin.

SHPËRNDAJE