Mr. Ragmi Destani

Namazi i natës (tehexhudi) në 10 netët e fundit të ramazanit Është bërë zakon në disa vende, që të falin namaz të natës jashta namazit të teravisë. Që e quajnë namazi tehexhxhud.

Ky lloj namazi nuk ka qenë i njohur në asnjë periudhë islame, e në vacanti në ramazan duke e pasur parasysh se në ramazan ka namaz të paraparë për ramazan pra namazi i taravisë. Omeri r.a. thotë për sahabët që e falnin namazin e teravisë se : “koha në të cilën po flejnë është më e dobishme se ajo që po falen”, domethëne se ajo kohë është e namazit të teravisë.

Ky lloj namazi në parim mund të pëlqehet si namaz i lirë që mundet me falë çdo musliman që të afrohet te Zoti, por patjetër duhet patur parasysh argumentet, pastaj qëndrimet e dijetarëve për rregullat e namazit të natës.

Për namazin e teravisë, kemi bazë dhe argument se falet me xhematë sepse është veçori e ramazanit, kurse jashta ramazanit nuk falet asnjë namaz nafile me xhemat, e në veçanti në xhami, kështu që ky namaz nëse falet, preferohet të falet në shtëpi dhe pa publikimin e vetvetes në adhurim vullnetar.

Në librin reddul muhtar, pjesa e dyte faqe 500, shihet si mekruh tenzihen ( vepër e papëlqyer ) falja e namazit të natës me xhemat, e në veçanti të ftohen njerëzit për këtë namaz ( ala sebil ettedai ). Çështja tjetër që duhet të kihet parasysh, është pjesmarrja e gjinisë femërore në këtë namaz, kur dihet se në namazin farz të jacisë dhe sabahut nuk preferohet dalja e saj në xhami, e si mund të lejohet në namaz vullnetar, në pjesën më të papërshtatshme të natër për të.

Edhe pse namazi nafile lejohet pas namazit të vitrit mirëpo nuk preferohet, e në veçanti kur namazi i vitrit falet me imam. Ajo çka mundet të kosiderohet edhe mëkat, lënia e namazit të teravisë si synet i fortë, me arsyetim se do të falë namazin e natës. Namazi i teravisë është synet i forte –muekede-, kurse namazi i natës është vullnetar, dhe nuk mundet ti jipet përparësi veprimit vullnetar para synetit muekede.

Një gabim tjetër që po ndodh, kur imami pas përfundimit të teravisë e përfundon namazin me xhemat, duke i thënë xhematit se namazin e vitrit e falim pas namazit të natës. Ai këtu bën jo vetëm gabim, por edhe mëkat, për asrye se i privon nga falja e namazit të vitrit me xhemat një pjesë të madhe të xhematit zyrtar, që e ka në namazin e teravisë. Sepse jo të gjithë i përgjigjen atij për namaz të natës,, e ata duhet të falin namazin e vitrit vetëm, edhe pse e kan falë namazin e teravisë me imam.

Në librin ‘Elbedaië’ thuhet se namazet sunet me xhematë nuk janë të njohur përveç se në ramazan. Ajo që argumentohet se Abdullah ibnu Abasi është falë me Pejgamderin a.s.,, ajo nuk ka qenë ftesë nga Muhamedi a.s. për atë namaz, kurse Ibnu Abasi vetë iu ka bashkangjitur Muhamedit a.s. në namaz nate. Pastaj ai ka qenë i vogël në moshë dhe nuk mund të pritet që Muhamedi a.s. ta largon atë nga bashkangjitja.

Është synet muekede që muslimanët ta falin namazin e teravisë, dhe në asnjë mënyrë nuk i lejohet që ta lënë atë, për shkak të lodhjes ose mundit për të falë namaz të natës në vend të teravisë.

SHPËRNDAJE