Dark Mode Light Mode

Shtyhet nisja e shitjes së Peugeot 5008

Shitja e SUV-it kompakt të Peugeotit, 3008, është duke shkuar por francezët kanë vendosur që të presin pak me modelin 5008.

Ky SUV i madh ishte caktuar që të shfaqet nëpër sallonet e veturave në fillim të pranverës, por Peugeot ka vendosur që ta shtyjë shfaqjen e 5008 në treg për dy apo tre muaj, transmeton Koha.net. Këtë shtyrje, Peugeot, e ka bërë në mënyrë që të fitojë më shumë kohë për tërheqjen e klientëve për blerjen e 3008.

Gjatë muajit dhjetor janë shitur 9.317 Peugeot 3008 dhe aktualisht ky është modeli i katërt më i shitur në këtë kompani franceze. Megjithatë, blerësit presin me padurim ardhjen e 5008, ndërsa Peugeot ka konfirmuar se tashmë ka pranuar rreth 60 mijë porosi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × one =

Previous Post

Shefi i armatës serbe Ljubisha Dikovic me shokë tjerë të krimeve në Kosovë në listën e Interpol-it me kërkesën shqiptare

Next Post

Washington, Rex Tillerson uron Beogradin per ditën kombëtare të Serbisë , injoronë BE-në

Advertisement