Dark Mode Light Mode

Shtetet e BE-së në KS të OKB, bashkë për Kosovën: Ushtria, e drejtë sovrane

Tetë shtete anëtare të Këshillit të Bashkimit Evropian, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, e kanë përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.

Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia.

Në deklaratë thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj.

“Inicimi i procesit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët e saj. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta bëjë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket operimit të FSK-së në veri”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve.

Në deklaratë thuhet se të dy palët duhet të tregojnë përmbajtje e të ulin tensionet, në mënyrë që të krijohen kushte për vazhdimin sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

“Arritja e një marrëveshje që i adreson të gjitha çështjet e hapura duhet të mbetet prioritet”, thuhet në fund të deklaratës, transmeton Drejtëpërsëdrejti nga Këshilli i Sigurimit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 7 =

Previous Post

ALARM / Ku po treten nxenesit shqiptare në Preshevë? Për tetë vite zhduken 2600 nxënës?!

Next Post

Thaçi, Vuçiqit në OKB: Keni vrarë 13 mijë e 500 shqiptarë, gra, fëmijë, pleq. Dhunuat 20 mijë femra!

Advertisement