Shoqata Shqiptaro-Amerikane (SHSHA) me seli në Çikago të SHBA-ve ka reaguar ndaj retorikës dhe provokimeve të fundit të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski lidhur me deklarimin e tij se “Struga është maqedonase”.

Shteti ku jeton edhe Nikolla Gruevskit (Maqedonia)a ka vend dhe si të barabartë edhe për popullin shqiptar. Pse në fushatë ky fjalor kaq i pamatur dhe me tone nacionaliste dhe antishqiptare të përsëritura tash e një shekull. Po e themi botërisht se Gruevski ka marrë hovin e tij politik prej se në Ohër ditë më parë diplomati rus Segej Llavrov, tokën e lashtë shqiptare e quajti “Jerusalimi i Ballkanit”, që për ne janë shenja dalluese të skenarëve të vjetër sllavo-rus kundër kombit shqiptar. Tutje,e bëjmë me dije liderin e VMRO-DPMNE-së se në Strugë flitet shqip që nga kohërat e lashtësisë antike këtë e argumentojnë arkiva dhe burimet historike dhe shumë historianë dhe udhëpërshkrues të huaj”, thekson SHSHA.

Lideri Gruevski kërkon referendum për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe shkon më tej se nuk do të lejojë ndryshimet Kushtetuese.”Poqese ai kërkon referendum për emrin atëherë edhe populli shqiptar në Maqedoni do të duhej të kërkojë referendum demokratik përkitazi më avancimin e përbashkësisë edhe të popullit shqiptar në relacion me pjesëmarrjen e barabartë (reciprocitetit) në organet e pushtetit. Fjalimi i tij në fushatën zgjedhore në Strugë dhe klithjet e tij nacionaliste na kujton kohën e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, që përgatiste skenarët vrastarë dhe shfarosës për popullin shqiptar dhe heqjen nga harta të Kosovës që ndër vitet më të rënda të historisë u bënë krimet tronditëse para syve të popujve liridashës dhe demokratik të botës”, thekson kjo shoqatë.

Ajo bën thirrje që partitë politike shqiptare në Maqedoni sa më parë të hartojnë Memorandumin që ka të bëjë me spektrin institucional të barabarësisë dhe të avancimit të çështjes shqiptare në të gjitha nivelet të shtetbërjes.

“Duke i marrë këto rrethana,kujtojmë se populli shqiptar nuk i ka mbetur tjetër pos të heqë dorë nga zgjedhjet që do të krijojnë dhe do të trashin problemin shqiptaro-maqedonas që ka arritur deri në pikën kur e kur ata mund të thonë se deri këtu e pati ky shtet(Maqedonia)i krijuar me skenarët e Kominternës si balansim për çështjen shqiptare në Ballkan. Për fund po theksojmë se Nikolla Gruevski i ka dy udhë të jetës ose të bashkëjetojë si të barabartë me popullin shqiptar ose të mendoj për ndarjen e trojeve shqiptare në Maqedoni me vijat e njohura kombëtare të vitit 1912 kur edhe Struga shqiptare dihet se ku do të ketë vendin e vetë”, theksohet në fund të reagimit të SHSHA-së.

SHPËRNDAJE