Një grua nga Shqipëria që jeton me familjen në Greqi, konstatoi se burri e tradhtonte dhe e ndëshkoi atë duke e tredhur.
Protagonistja e kësaj ngjarjeje të pazakontë është një emigrante shqiptare që jeton me familjen në Lefkadha.
Mësohet se gruaja e gjeti burrin e saj në shtrat me të dashurën dhe në gjaknxehtësi e sipër nuk e kontrolloi dot veten, por e bëri bashkëshortin e saj për në spital, shkruan BW.
Sipas policisë greke, gruaja dyshonte prej kohësh se bashkëshorti i saj e tradhtonte me një tjetër shqiptare, por ai asnjëherë nuk e pranonte, madje reagonte ashpër sa herë që hapej kjo bisedë.
Bashkëshortja e tij vendosi ta ndjekë për të vërtetuar dyshimin e saj dhe moment që priste më në fund mbërriti. Ajo e gjeti bashkëshortin e saj në shtrat në krahët e një tjetër femre.
Skena ia errësoi sytë dhe gruaja shkoi në kuzhinë, nga ku mori një thikë dhe i preu organin gjenital bashkëshortit të saj.
Burri 50 vjeçar u transferua në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja do të përballet sot me Prokurorinë.

SHPËRNDAJE