Ditën e Festës Kombëtare, më 28 Nëntor të vitit të shkuar, nisi së funksionuari, agjencia e parë informative kombëtare në Luginën e Preshevës me emrin “Presheva Jonë”. Kjo agjenci informative kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila kishte nisur të funksiononte me një grusht gazetarësh, sot tubon në gjirin e saj mbi 20 gazetarë profesionistë e korrespondentë në disa qendra shqiptare në Ballkan dhe Perëndim, ku më dendur gravitojnë shqiptarët. Agjencia informative “Presheva Jonë” nga 28 Nëntori i vitit të kaluar, kur është themeluar e deri më sot, ka pasur 1200 lajme autentike (3-4 për çdo ditë) nga gazetarët lokalë dhe korrespondentët.

Agjencia në fjalë ka dalur me një bilanc të sukseseshëm  e cila prvec se është cituar mbi 500 herë nga mediat shqiptare, ajo është cituar mbi 100 herë edhe nga mediat zvicerane dhe të huaja tjera…Nga politika, diplomacia, kultura dhe sporti mund të veçojmë intervistat dhe takimet me Ban Ki-Moon, Haxhinaston, Barroson, Thacin, Jozefina Topallin, Micheline Calmy-Rey, Hoxhaj, Ismail Kadarenë, Ina Ramën, Carla del Ponte-n, Micheline Calmy-Rey, Ronald Kendell (shef i Interpolit) Angelina Jolie, Michel Platini, Sofia Loren, John Voght etj. Agjencia “Presheva Jonë, drejtohet nga gazetari Kushtrim Malici

SHPËRNDAJE