Shpati Zekaj ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Garuesi kosovar e fitoi meçin e parë ndaj kazakut Islam Bozbayev në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Xhudisti pejan në rrethin e dytë do të ketë punë me garuesin e pavarur, Arman Adamian.

Zekaj synon të shkojë sa më larg në këtë garë njëjtë si shoku i tij i skuadrës, Akil Gjakova, i cili dje e fitoi medaljen e argjendtë.

Ndërkohë, Loriana Kuka u eliminua dje në xhiron e dytë.

Kosova po përfaqësohet me tre garues në Grand Slamin e Abu Dhabit 2023.

SHPËRNDAJE