Dark Mode Light Mode

Shefi i ri i Departamentit për demokratizim te OSBE-së John Clayton viuziton KKSH-në në Bujanoc

Bujanoc, 7 gusht  -Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), Shukri Ymeri, priti dje në
takim Shefin e ri të Departamentit për demokratizim të Misionit të OSBE-së në
Beograd, John Clayton, dhe Këshilltaren për pakicat nacionale në kuadër të këtij
Departamenti, Zuzana Pavlikova, të shoqëruar nga shefi I zyrës së OSBE-së në
Bujanoc, Giacomo Bosisio, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Gjatë takimit janë biseduar shumë tema, ndër të tjera theksi i është vënë situatës
politike dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari Ymeri e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që
presin të zgjidhen.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë në
kompetencë të KKSH-së e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit
me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Duke u fokusuar në mungesën e
teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe shkollimin e lartë të shqiptarëve.
Vlen të theksohet se palët kanë treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tej
në trajtimin e problemeve dhe gjetjen zgjidhjeve të mundshme brenda kuadrit
demokratik.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =

Previous Post

Brnabic: Daçiq kur flet për Kosovën, ato jane mendime te tija personale e jo të Qeverisë!

Next Post

Kurti dhe Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në korrigjimin e kufijve

Advertisement