Ka muaj të rëtë, për të mos thënë vite, që Federata e Futbollit të Kosovës po shantazhohet pamëshirshëm, e themi pamëshirshëm jo sepse sulmet janë të papërballueshme, por sepse bëhen të orkestruara saherë, përpara ndeshjeve kombëtare të Kosovës.

është turpëruese, sesi për shkak të një emri, vjellet vrerë mbi gjithë FFK-në, e kjo bëhet edhe më turpëruese kur njeriun për të cilin bëhet fjalë e ka përkrahjen e mbi 90% të delegatëve të kësaj federate, njeriun i cili gjatë gjithë jetës së tij vetëm ka dhënë për futbollin, madje jo vetëm për futbollin, por edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi. është fjala për të parin e FFK-së, z. Agim Ademi i cili është betuar se derisa kam prapa vehtes mbi 90% të njerëzve të futbollit, derisa nuk kanë asnjë aferë korruptive për të më akuzuar, derisa nuk kanë asnjë ide se si më mirë bëhet kjo punë, e derisa kanë vetëm mllef e dëshirë me i fut duart në buxhetin e këtij institucioni, nuk do të tërhiqet.

është dikush presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi i cili në një emisioni në njërin nga televizionet nacionale të vendit ka thënë se nuk ka forcë që më shantazhon, jam i pashantazhueshëm, jam i pashantazhueshëm sepse jam i pakorruptueshëm, kështu është shprehur z. Ademi derisa ka shpalosur punët e mira për futbollin në vendin tonë, duke qenë optimist i madh se përfundimisht, së shpejti, fëimjët futbolldashës të Kosovës do të kenë të gjitha kushtet për tu zhvilluar nga talentë, deri të profesionist të futbollit, për tu shëndërruar pastaj në yje.

Në anën tjetër, janë njerëz të mediave, apo më mirë të themi shantazhues medial, të cilët tërë jetën e tyre e kanë të ndërtuar mbi shantazhe, fatkeqësisht deri sot iu kanë funksionuar, për atë edhe e kanë të pamunduar ta kuptojnë se si nuk shantazhohet dikush i pakorruptuar, nuk mundesh të ushtrosh presion mbi dikë që punon me parimin e profesionalizmit, kërkesave të atyre që e emrojnë dhe që është i pakompromis me dallaverën.

është mirë që sa më parë, shantazhuesit të kuptojnë se rubineta e kyqur nuk qet ujë, sado gati mbetesh pa frymë duke e thithur gypin e rubinetës. Futbolli është për futbollistët që e duan më shpirt këtë sport, e jo për ata që për t’u afruar në federatën e futbollit, propagandojnë sesi dikur e kanë pasur ëndërr të bëhen futbollistë, e që tregojnë sesi shkojnë nëpër turnire futbolli për të luajtur.
Futbollit të vendit duhet ri hiqen pengesat që i dalin përpara nga profiterët, e jo, duke tentuar të shantazhojnë për të arritur tek përfitimet personale, vjellin vrerë mbi drejtuesin e sajë, prapa të cilit shkojnë më shumë se 90% e delegatëve.

SHPËRNDAJE