Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dënuar Serbinë për shkak të, siç tha ajo, kontributit që ka dhënë në grindjet në pjesën veriore të Kosovës, gjë që ka çuar në lëndimin e ushtarëve paqeruajtës gjerman atje.

http://www.botasot.info/img/merkel-1164843.jpg“Në një periudhë afatgjatë, ne duam ta udhëheqim jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën drejt Bashkimit Evropian, si dhe ta mbajmë BE-në plotësisht funksionale”, tha Merkel gjatë fjalimit të saj të rëndësishëm para Parlamentit të Gjermanisë, lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, një gjë e tillë nënkupton se rruga e Serbisë drejt BE-së mund të realizohet vetëm nëse i normalizon marrëdhëniet me Kosovën.

Merkel ka shtuar se i vjen keq që Serbia deri më tash nuk i ka përmbushur këto pritje në mënyrën e duhur.

Kancelarja gjermane ka dënuar edhe sulmin e serbëve ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it, duke shtuar se një gjë e tillë është e papranueshme.

SHPËRNDAJE