Dark Mode Light Mode

Serbi po pasurohet duke pikturuar shqiptarët. Ato shiten rekord me mijera euro anë e kënd Londrës 

Piktura e njohur me titull “Dy rojet shqiptare para portës”, që paraqet dy roje shqiptare në Egjipt, një nga kryeveprat e piktorit serb të shekullit të XIX, Paja Jovanoviç, është shitur në Londër. Keshtu piktuar e tij “Duke pire duhan” kui pe rpersonazh ka nje shqiptar, trefishoi çmimin fillestar prej 10,000 euro ku nje blerësi i saj pagoi për këtë punë 37,000 euro, raprtojne mediat serbe (“Njegova slika “Albanac koji puši” u bečkoj aukcijskoj kući utrostručila početnu cenu od 10.000 evra i njen kupac je platio za ovo delo 37.000 evra”), trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Piktura është shitur në ankandin e famshëm të artit, “Sotheby’s”, duke filluar nga shifra e 150 mijë stërlinave deri në shifrën përfundimtare të afro gjysmëmilioni stërlinash, duke e bërë atë pikturën më të shtrenjtë të këtij piktori.

Paja Jovanoviç ka rreth 8 tablo me tematika shqiptare dhe njihet si “orientalisti” më i madh serb.

Advertisement

Jovanoviç ka udhëtuar disa herë në Shqipëri, duke qëndruar në Shkodër për t’u njohur me kostumet kombëtare shqiptare, ku thuhet se krijoi një miqësi të fortë me piktorin e shquar të Rilindjes Kombëtare, Kol Idromenon.

Ai ka qëndruar në mesin e shqiptarëve, që nga Mali i Zi e deri në Egjipt, e njihet si një ndër piktorët e rrallë që ka nxjerrë me ngjyra në pëlhurë madhështinë dhe krenarinë e shqiptarit, së bashku me rrobat karakteristike.

Ndër pikturat me tematikë shqiptare janë “Përgatitja e nuses shqiptare”, “Mësimi i shpatës”, “Vallja e shpatave”, “Vajza me çifteli”, “Dredhja e duhanit”, “Shqiptari duke pushuar”, etj..

Edhe pse nuk dihet blerësi, media serbe ka kritikuar ashpër qeverinë që nuk investon në blerjen e këtyre veprave për Muzeun e tyre Kombëtar.

Ndërkohë që në Shqipëri, asnjë nga këto piktura nuk është pronë e fondit të artit, apo ndonjë koleksionisti shqiptar.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 4 =

Previous Post

Shitoret e Kosoves po pelcasin nga mallrat serbe. Serbia fitoi 470 milionë € nga Kosova në vitin 2017

Next Post

Stefanovic: Haradinaj nuk mund ta shpëtojë as protokolli nga arrestimi nese vjen në Preshevë!

Advertisement