Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vizituan Sllavisha Komatoviqin në Zallq.

Gjatë vizitës së Kurtit në Istog, ai takoi edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb, ndërsa për Klan Kosovën, serbët që i takoi Kurti thanë se te shefi i ekzekutivit i paraqitën hallet e tyre, për të cilat kërkuan ndihmë.

Arsye për këtë mund të jetë thirrja të cilën disa prej tyre thonë se pas lajmit e pranuan nga komuna paralele serbe në Istog që i paralajmëroi se mund t’u hiqet asistenca sociale.

E, Kurti e vizitoi edhe serbin Petko Miletiq, nga i cili ishte kërkesa që rruga e Oprashkut të Istogut të asfaltohet.

SHPËRNDAJE