Sic e dijmë të gjithë, kanë mbetur edhe më pak se një muaj deri në ditën e zgjedhjeve për komuna në Republikën e Kosovës, ku jo pak qytete premtojnë garë të ashpër e interesante, e njëra ndër to është edhe qyteti i Besianës, apo sic njihet si Podujeva.

Kryetari aktual i komunës, ish veprimtar i LDK-së, i cili ende nuk ka mbushur 10 muaj si i pari i komunës, por jo më si përfaqësues i LDK-së, por i Lëvizjes Vetvendosje, e i cili pretendon që të e konfirmojë mbështetjen e qytetarëve për të dhë lëvizjen edhe për katër vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, e kemi Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila me anë të doktorit Ekrem Hysëni po pretendon ta rikthejë bastrionin e dikurshëm, të fuqishëm të LDK-së, të marrë nga Vetvendosje vitin e kaluar.Ndërkohë që PDK e AAK njëjtë si në të kaluarën, nuk pritet të kenë ndonjë ndikim të fuqishëm në planet për të udhëhequr komunën e Podujevës për mandatin e ardhshëm.

E një gjë shumë interesante është shfaqja e kryetarit të degës së Nismas Socialdemokrate atje, z. Xhemajl Hasani i cili po e bënë një fushatë interesante dhe shumë vetëbesim, duke qenë i bindur se është zgjidhja më e drejtë për qytetarët llapjan, e ku thotë se do të e fitojë garën madje pa pasur nevojë për balotazh.
Në një bisedë tonën me z. Hasani, ai është shprehur optimist për mbështetjen e llapjanëve të cilët thotë se i takon përditë dhe po ia japin fjalën. “Unë për dallim prej kandidatëve të tjerë, jetoj në Podujevë, unë jam njëri prej tyre dhe jam i bindur në fitore, cdo ditë po i takoj qytetarët nga të cilët po marrë mbështetje dhe besën për votë. Dua të vijë në krye të qytetit të Podujevës në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’i kryej disa punë, për të cilat kandidatët e kërkojnë votën në cdo zgjedhje. Gjatë mandatit tim të parë do të përfundohen absolutisht të gjitha rrugët, kanalizimi dhe uji i pijshëm, është turp që edhe 20 vjetë pas luftes me kërku votën duke premtu asfallt, kjo ka me marrë fund njëherë e mirë”, ka thënë kandidati i Nismas për Podujevën.
Në anën tjetër, sa i përketë të kaluarës së atyre që kanë qeverisur deri sot me qytetin e Podujevës, kryetari Hasani nuk ka preferuar të flasë, ai ka thënë se nuk duhet të kthehemi prapa por të punojmë për të ardhmen, “Nuk më intereson cka thonë të tjerët, mua më intereson qytetari i komunës time, duhet të ndihmohet, sic e dini komuna e Podujevës të ofron mundësi të shumta sidomos në bujqësi, duhet ofruar kushte buqërve gjatë tërë vitit, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, gjatë qeverisjes time subvencione do të ketë vazhdimisht, ju garantoj, veq a jeni që doni me punu”, ka thënë për fund z. Hasani gjatë bisedës për “Presheva Jonë”.

SHPËRNDAJE