Paralajmerimi i Partise per Veprim Demokratik se neser (e merkure) ne nje nga tubimet e tyre do te jete pjesemarres si perkrahes edhe kryeministri Kurti, ka ngjallur jo pak pakenaqesi tek subjektet politike por edhe qytetaret e Lugines se Presheves, te cilet shprehen se nga Republika e Kosoves presin te intensifikohet roli unifikues, e te mos shenderrohet ne “tifoze” te njeres pale.

Nje reagim te tille e ka bere edhe Aleanca per Luginen te ciles i prine z. Ilir Sadriu, ku sado me terma teper miqesore, ka lene te kuptohet se nuk e mirepret interferimin e kryeministrit Kurti ne zgjedhjet lokale ne Presheve e Bujanoc, duke shprehur nevojen qe ka Presheva per elemente unifikuese, e jo ndarese.

Ja postimi i Aleancës për Luginën.

Gjendja në Luginë është alarmante, diskriminimi shtetëror ka arritur kulmin, nevojat i kemi të shumta, prandaj Aleanca për Luginën unifikimin e faktorit politik shqiptar e sheh të domosdoshëm me qëllim të realizimit të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Fokusi dhe përkushtimi institucional i Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Luginës duhet të jetë më i rëndësishëm se sa tubimet me përfaqësues njëpartiak politik nga Lugina.

Aleanca për Luginën nuk është e interesuar që të konfrontohet verbalisht me asnjë nga subjektet politike që veprojnë në komunë të Preshevës, aq më pak me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kosova duhet të na bashkojë sepse bashkimi është edhe aspiratë e të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHPËRNDAJE