Aktorja gjermane, Sabina Began, e cila ka pasur marrëdhënie me ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, në “bunga bunga-at” e famshme të tij, ka dhënë një intervistë hot për Radio 24. Gjatë intervistës, aktorja është shprehur se me Berluskonin ka arritur të shohë yjet, një shprehje kjo, që për italianët nënkupton se ka arritur maksimumin gjatë marrëdhënieve seksual.“Berluskoni më ka bërë që të shoh yjet, është një supermen. Kam kaluar me të netët më të bukura të jetës sime”, ka rrëfyer aktorja gjermane. “Monti(kryeministri aktual italian), duket si gjyshi im, ndërsa Berluskoni është shumë seksi, është special. Është një burrë i vërtetë në të gjitha kuptimet. Do të mbetet gjithmonë në mëndjen dhe në zemrën timë”, ka vijuar më tej aktorja gjermane, e cila pohoi se Berluskoni e ka bërë të ndjehet një grua e vërtetë. (GazetaShqip)

SHPËRNDAJE