Rilindja Demokratike në mbledhjen e vetë të rregullt të mbajtur më 19.mars 2012 , pasi analizoi dhe shqyrtoi ecuritë e procesit zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve në Sërbi për opinion lëshon këtë :

 K U M T E S Ë

 

 

Në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen më 6 maj 2012 Rilindja Demokratike garon si subjekt në vete , e pavarur dhe pa prejudikime rreth koalicioneve paraprake duke shpreh organizimin e vetë të mbrendshëm konform konditave dhe legjislacionit aktual , duke kërkuar një trajtim sa më profesional e shprehuir permes kritereve programore dhe kritereve konstitucionale të një partie politike .

 

Në të njejtën kohë kjo është edhe shprehje e potencialit tonë politik me të cilin garojmë , kontratës tonë me votuesit për t`u ballafaquar me problemet egzistenciale që i preokupojnë ata dhe nevojën që në këto momente kur rrugëtojmë në kohën e një krize globale të mundësojmë ruajtjen dhe kultivimin e mirëqenjes dhe prosperitetit , duke potencuar dhe duke pasë parasyshë në vazhdimësi se rajoni më i rrezikuar nga ky prosperitet padyshim është Lugina e Preshevës.

Qëndrimi jonë për zgjedhjet parlamentare është se: trajtimi i kësaj çështje të jetë në përputhshmëri të plotë me parimet dhe konditat tona politike por edhe me vet Organizimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës , që është rrjedhojë e fuqishme e RECIPROCITETIT POLITIK e shprehur dhe e mbështetur nga organi më i lartë politik , që është Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës ,përmes Platformës Politike e pasuar me deklaratat e vazhdueshme politike si vazhdimësi e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992.

Çështja e RECIPROCITETIT nënkupton parimin e rrespektimit të ndërsjelltë, e që në nivelin qendror të ketë vendet e rezervuara nëpërmjet të cilave do të vijë në shprehje përfaqësimi i shqiptarëve konform asaj çka sërbët kanë në Kosovë. Konsiderojmë se pas zhvillimit të proceseve dhe raporteve të reja Kosovë-Sërbi dhe çështjeve të ngritura midis tyre , çështja e reciprocitetit bëhet element ndërlidhës i zgjidhjes së raporteve në rajon . Kjo do të ishte konfirmimi i një demokracie parimore dhe rrugë drejt zgjidhjes së probleme që preokupojnë.

Për këto zgjedhje as që është kërkuar nga ne që të diskutohen këto çështje, andaj të gjithë ata që mbështesin Rilindjen Demokratike janë të lirë të vendosin rreth këtij procesi zgjedhorë në mënyrë të pavarur .

 

 

Preshevë ,19.03.2012 v.                                                       Shërbimi për informim i RD-së

SHPËRNDAJE