Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica bashkë me dy bashkpartiakë të tij që i përkasin botës artistike kanë vizituar Teatrin Oda në Kryeqytet.

Reçica nga aty tha se artistëve duhet t’iu njihet puna sepse sipas tij teatri është një formë e dijes.

Kjo vizitë u realizua për nderë të ditës ndërkombëtare të teatrit.

Ky është postimi i tij:

“Sot, Dita Ndërkombëtare e Teatrit🎭

Teatri është një formë e dijes.

Me Gencin sot vizituam Teatrin ODA. Udhërrëfyes e kishim artistin dhe mikun tonë, Lirakun. Nostalgji, krenari e kritika… Teatri është aktivitet tradicional i vjetër, madje është po aq i vjetër sa qytetërimi njerëzor. Prandaj, kujtime nga teatri kemi të gjithë.

Magjia ndodh në skenë. Artistët na dhurojnë ngrohtësinë e të qeshurave dhe emocioneve. Në fund të shfaqjes ndalen dritat, lëshohen perdet e rënda dhe dëgjohet jehona e duartrokitjes së fundit.

E në ditë si këto, ne duhet t’ia kujtojmë vetës që kjo duartrokitje nuk mjafton.❌

Detyra jonë është që mos të lejojmë të nëpërkëmbet mundi i artistëve dhe i punëtorëve tjerë të teatrit. Artistëve duhet t’iu njihet puna. Gjatë provave për të sjell në jetë një kryevepër, atyre nuk duhet t’iu shtanget trupi prej të ftohtit. Duhet të bëjmë hapa drejt rregullimit të infrastrukturës teatrore dhe të sigurohemi që të gjithë punonjësit të trajtohen me dinjitet.

Bashkë për teatrin dhe identitetin kulturor shqiptar💙” shkroi Reçica në facebook.

SHPËRNDAJE