eal Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga, për të mbajtur edhe hapin me rivalët e përhershëm, Barcelonën, që prin në tabelë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi fitore të pastër në udhëtim te Athletic Bilbao, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Mames” përfundoi me rezultatin 0:2. “Los Blancos” shënuan nga një gol në secilën pjesë.

Karim Benzema shënoi në minutën e 24-të, kurse Toni Kroos në të 90-tën.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 41 pikë në pozitën e dytë, me vetëm tri pikë më pak se Barcelona.

Athletic Bilbao ndodhet në pozitën e tetë me 26 pikë.

SHPËRNDAJE